Incidente janë shënuar ditën e sotme në protestën para Kuvendit në Malin e Zi.
Vijesti shkruan se pasi u njoftua se kuvendi kishte përfunduar, një grup të rinjsh sulmuan policinë, thyen gardhin dhe qëlluan në drejtim të Kuvendit.
Sulmi ndaj policisë është bërë me Spray piper.
Turma ka hedhur objekte drejt policisë, janë dëgjuar edhe shpërthime fishekzjarre. Ndërkohë që Policia u përgjigj me sprej piper dhe granata trullosëse.