Protesta në Hagë për gjykimin e ish-krerëve të UÇK, babai i Granit Xhakës mban fjalim: Po tentohet të dënohet historia

Gjykata Speciale ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë jashtë saj një numër i madh shqiptarësh nga diaspora, por edhe të tjerë që kanë udhëtuar nga Kosova po protestojnë para kësaj gjykate duke kërkuar drejtësi.

Në mesin e të pranishmeve është edhe Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur kosovar që luan për Arsenalin, Granit Xhakës.

Ragip Xhaka i cili ishte i burgosur politik gjatë pushtimit serb, ka mbajtur një fjalim para protestuesve ku tha se po synohet të dëmtohet historia.

https://zebra.cdnja.co/v/51/51NKN.mp4?token=F4eEDO8d0PGul06cMyp9qw&expires=1680516989

“Sot këtu jemi për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezerit tonë. Këtu jemi para një gjykate të padrejtësisë për të ngritur zërin ku po tentohen të gjykohen luftëtarët  e lirisë. Të nderuar bashkatdhetar këtu po tentohet ë dënohet historia jonë e lavdishme”, ka thënë ai.

Të dielën në Prishtinë është mbajtur një marsh i madh ku është kundërshtuar Gjykata Speciale e cila sot ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. /Express


Shtuar 3.04.2023 12:13