Protesta në Fier, nëna e Silvanës: Më është helmuar shpirti, sot 4 fëmijët e mi po hanë dhe

Sot në sheshin “Europa” në Fier është zhvilluar një postestë ku kërkohet drejtësi për familjen Gushi që u shua në aksident disa ditë më parë.

Ishte makina e 22-vjeçarit Igli Madani, dhe si pasojë humbën jetën: Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzat të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, 12 dhe 9 vjeçe.

Nëna e Silvanës nga protesta ka kërkuar drejtësi, për vajzën, dhëndrin dhe dy mbesat dhe u ka bërë thirrje prindërve të mos u blenë fëmijëve makina të shtrenjta, por t’i edukojnë.

“Oh çfarë më bëre! Oh Zot. Preke atë fëmijë, ça më bere. 3 vajza dhe një djalë, ça më bere?! Ku janë vajzat e mia, ku është djali im. Jam vrarë shumë shpirtërisht. Bëj thirrje të gjithë popullit ngado që janë, nënave, baballarëve, ju lutem shumë për këta çuna që i lënë të bredhin vend e pa vend, që të marrim jetën e fëmijëve që i kemi rritur me halle. I lutem shumë qeverisë që të marrin masa, se 4 fëmijët sot po hanë dhe. Nëna ka 5 ditë që është helmuar dhe tërë jetën e helmuar. Më mbyllën derën e vajzës. Vajza ime erdhi tek prindërit me pushime, si gjithë emigrantët dhe i la kockat nga një fëmijë, i cili nuk është djalë i edukuar. Sepse ai djalë nuk e meriton që të jetë djalë nënë dhe babai pasi nëse është me norma, të vëri dorën në zemër dhe t’i thoshte kësaj nënë një llaf. Ka 5 ditë që më kanë vdekur fëmijët dhe nuk më kanë thënë një llaf. Çfarë prindi është ky?

Çfarë nënë është kjo? Po t’i kishin vdekur asaj 4 fëmijë çfarë do të bënte kjo nënë? Ju lutem shumë kryeministrit, presidentit, avokatit, doktorit, dhe të gjithë botës, që të ngrihen në revoltë dhe të ngrihet drejtësia në vend. Sot e pësova unë, nesër do ta pësojnë nënat e tjera. Siç e kanë pësuar. Kjo do të vazhdojë, pasi këtu nuk ka drejtësi. Këtu është paraja, nuk është drejtësia. Prandaj vajza ime ishte e thjeshtë, burrin e kishte të thjeshtë, kishte dy vajza të edukuara dhe kishte shkuar në emigrim për t’u ushqyer. I morën jetën këta rrugerçërisht, maskarenj, Nënat të gjitha të më dëgjojnë t’ju flasin fëmijëve. Mos t’ju japin makina të shtrenjta 100-200 mijë euro, por t’i edukojnë, t’i japin shkollë e t’i bëjnë me edukatë.

Po t’i kishte ndodhur asaj nënë ça do bënte ajo?! Më është helmuar kocka, shpirti. Po prisja vajzën të më bënte pushimet. Vetë e di si i kam rritur, me halle plotë. Herë pa ngrënë. I bëj thirrje rrethit të Fierit, Tiranës e Durrësit, gjithë Shqipërisë dhe botës. Jam e vrarë. Nuk e di. Ju lutem shumë nëse flas ndonjë fjalë, por jam nënë. Unë nuk dua më t’i pres. Për ça i dua, sot është vonë. Të më vinte në derë ai babai dhe sikur plumbin të më nxirrte, unë nuk do e vrisja. Unë nuk jam hakmarrëse. Nuk ia prisja kokën, dua drejtësi. Siç po hanë dhe 4 fëmijët e mi, dhe ai të shkojë atje ku e meriton. S’jam për hakmarrja, dua ligjin. Siç e meriton. Edhe djali im të kishte bërë atë gjë, atje të kalbej siç e meriton (në burg) se mori 4 jetë. Mori në dhëndër 44 vjeç, më mori vajzën 34 vjeçe, më mori mbesën 14 vjeçe, më mori mbesën 9 vjeçe. Mezi i kam rritur. Ju lutem shumë!”, tha nëna./albeu.com