Protesta kundër vrasjes së grave në Tiranë, protestuesi: Më kanë vrarë motrën, gjyqtari e liroi

Këtë të enjte po zhvillohet një protestë kundër dhunës dhe vrasjes së grave. Protesta po mbahet vetëm një ditë pas vrasjes makabre të tre grave në Tiranë nga Dan Hutra

Një person me precedent penal për vrasje dhe dhunë në familje, i cili kishte dalë nga burgu më 16 shkurt. Dan Hutra u lirua me vebdim Gjykate nga Gredi Hoxha.

Por mesa duket Hutra nuk është i vetmi që është liruar nga Dan Hutra. Një protestues tha sot për mediet se i kanë vrarë motrën shtatorin e vitit të kaluar dhe se vrasësi i motrës së saj është i lirë.

Qytetari tha se Shefqet Lika i ka vrarë motrën në bashkëpunim me motrat e tij. Sipas tij e ka liruar gjyqtari Gredi Hoxha.

“Isha në Has dhe erdha urgjent për këtë protestë. Ngushëllime familjeve të viktimave. Pas çdo vrasje ngushëllimin më të madh duhet të bëjë drejtësia. Kur drejtësia bëhet palë me kriminelin, ky gjykatës bëhet palë me kriminelin. Më kanë vrarë motrën më 4 shtator. Gjykata e ka liruar nga burgu më nëntor, pse se kishte marrëdhënie të mira me komunitetin. Shefqet Lika e vrau në bashkëpunim me motrat e veta. Gerd hoxha ky gjyqtar. Kur hasmit i dilet prite nuk vritet. Sot po vritet pa pikën e frikës dhe bashkëpunëtor është drejtësia. Vrasja e një njeriu vlen më shumë e një personazh i Big Brother. Duhet të protestojmë para”, tha qytetari.

Në bazë të të dhënave, motra e tij është Shahe Lika, por në bazë të gjykatës së Apelit, Shefqet Lika, i cili ishte burri i saj fshehur të vërtetën për vetëvrasjen e bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhi më 6 shtator, ku Shahe Lika bashkëshortja e Shefqet Likës sipas policisë u vetëvar brenda banesës së saj në Kamzë. 56-vjeçarit iu caktua masa arrest me burg nën akuzat “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

 


Shtuar 2.03.2023 17:53

Tags: