Protesta, Flamur Noka: Sot organizata kriminale mori mesazhin më të fuqishëm nga qytetarët

Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Flamur Noka nga protesta para Kuvendit deklaroi se sot organizata kriminale mori mesazhin më të fuqishëm nga qytetarët.

“Demokrate dhe demokratë ky bashkimi jonë sot i ka kallur datën Edi Ramës.

Sot Edi Rama nuk e bën gjumin e qetë, dhe ju e patë, ai mesazhin e mori që në fillim, se bashkimit të demokratëve nuk ka regjim që i bën ballë, se bashkimit të njerëzve të lirë nuk i bëri ballë dot as Enver Hoxha dhe nuk mund t’i bëjë ballë as Edi Rama.

Ndaj sot ai i tmerruar së bashku me kukullën e tij që ka në krye të Parlamentit urdhëroi bllokimin e Parlamentit…Po ku ka Edi Ramë që mund të ndalojë ju, ku ka Edi Ramë që mund t’ju bëjë ballë ju…

Ne sot jemi të gjithë këtu bashkë për t’i thënë çdo qytetari të lirë të këtij vendit, edhe çdo qytetari e socialisti, bashkohuni me se beteja jonë është për Kushtetutën, për demokracinë…

Para dy ditësh ish-numri dy i bandësh kriminale të rilindjes i hapi petët e lakrorit të krimit, e ndoqët të gjithë, të gjithë e panë se çfarë tregoi, se ajo ngrehinë që ka emrin asgjë nuk është asgjë përveçse skutë e krimit….”, deklaroi Flamur Noka.


Shtuar 5.02.2024 18:59