Protesta, Evi Kokalari: Po mendoj të vij në Shqipëri dhe të çrrenjos kudo korrupsionin dhe ta shpëtoj atë popull

Dita e sotme ishte e mbushur me ngjarje të shumta, pasi mijëra protestuesë u mblodhën nga e gjithë Shqipëria për të kërkuar uljen e çmimeve, por edhe në PD pati një kryengritje të deputetëve demokratë kundër kryetarit Lulzim Basha, duke e detyruar këtë të fundit të dakordësohet për të bërë një hap pas.

Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, në një postim në rrjetet sociale ëhstë shprehur se janë ditë si këto që e bëjnë të mendojë të kthehet në Shqipëri dhe të merret me politikë. Ajo thotë se ka dëshirë të pastrojë rrënjësisht korrupsionin jo vetëm qeveritar, por edhe në sektorin privat.

“Janë ditë si këto që ndonjëherë më bëjnë të mendoj të kthehem në Shqipëri dhe të merrem 100% me politikë. Kam një dëshirë të pastroj rrënjësisht korrupsionin jo vetëm qeveritar por dhe të sektorit privat, që e kanë çuar këtë popull në mjerim total”, shkruan Kokalari.


Shtuar 13.03.2022 07:10