Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Policia ndërhyn me forcë dhe u heq përsëri çadrat

Forca politike opozitare “Shqipëria Bëhet” prej ditësh po proteston në mënyrë aspak të zakontë para Kryeministrisë pas skandalit “Balluku”, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë nëpërmjet vendosjes së çadrave dhe karrigeve në trotuar.

Por mbrëmjen e sotme, për të dytën herë, Policia e Tiranës ka ndërhyrë me forcë, duke u hequr çadrat si një zaptim i paligjshëm i hapësirës publike.

Policia ka larguar çadrat, edhe pse kryetari Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij kanë rezistuar.

Qytetarët kanë kundërshtuar veprimet e policisë duke mos lejuar heqjen e çadrave. Ata pretendojnë se nuk kanë shkelur asnjë ligj dhe liria e protestave është e garantuar me ligj dhe Kushtetutë.

Në protestën e organizuar para Kryeministrisë, kreu i “Shqipëria Bëhet”, dhe qytetarët kanë vendosur të ngrenë çadrat dhe ky ka qenë edhe moment kur ka ndërhyrë policia. Efektivët kanë tentuar t’i largojnë çadrat dhe ka pasur edhe kundërshtime dhe përplasje mes palëve.


Shtuar 12.12.2025 19:33