Protesta e Rithemelimit, protestuesit përplasen me policinë! Hedhin flakadanë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, demokratët janë mbledhur në protestë para Parlamentit pasditen e sotme.

Mësohet se mes protestuesve dhe policise ka pasur përplasje.  Protestuesit kanë hedhur kapsollë dhe kanë ndezur flakadanë para ambienteve të parlamentit.

Sakaq, kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbylli seancën plenasre pas tensioneve të shkaktuara nga deputetët e opozitës.

Seanca e ditës së sotme ka zgjatur rreth 15 minuta, teksa deputetët e opozitës që u futën në sallë bllokuan sërish foltoren.

Mes tensioneve në sallë Nikolla njoftoi mbylljen e seancës, që si shumë të tjera, zgjati pak minuta.

“Këtu seanca mbyllet, do ju njoftohet seanca e radhës”, ka thënë Nikolla.

Pas protestës para Parlamentit, protestuesit do të shkojnë drejt banesës s ëish-kryeministrit ASali Berisha, i cili prej dhjetorit 2023 ndodhet në arrest shtëpie./albeu.com


Shtuar 5.02.2024 17:25