Protesta e PD të martën, Berisha mbledh sot drejtuesit e qarqeve

Ashtu siç është lajmëruar ditën e martë, date 26 nentor, Partia Demokratike, ka thirrur protestën e radhës. Orari i protestës do të jetë ora 17:00.

Në kuadër të kësaj proteste, kreu i PD-së Sali Berisha, do të takojë sot (online) drejtuesit e qarqeve të PD-së. Takimi pritet të nisë në orën 18.00.

Gjatë takimit pritet të diskutohet për detaje të protestës, aksionin opozitar si dhe përfshirjen e sa më shumë qytetarëve.


Shtuar 23.11.2024 14:22