Kreu i Partisë Demokartike, Sali Berisha, paraljmëron policinë e shtetit dhe SHIK-un të mbajnë qendrim korrekt, në protestën e PD-së që do të zhvillohet nesër në orën 12:00.
Në konferemvën për shtyp me gazetarët, për reagimin e PD-së në rast incidentesh mes policisë dhe protestuesve, Berisha I kërkoi policisë të tregojë kujdes. Ndërsa tha se çdo protestues i lënduar do të konsiderohet i persekutuar politik.
Nesër, 11 shkurt ora 12:00 do të zhvillohet protesta e thirrur ngë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren ditën e nesërme për protestën e thirrur nga Sali Berisha.
Nga ora 12:00 që nis protesta, do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.
Protesta nuk ka një limit kohor se kur do të mbarojë pasi PD e Berishës thotë se do e përcaktojnë vetë qytetarët.
Protestuesit fillimisht do të mblidhen tek selia e Partisë Demokratike, në sheshi ‘Skëndërbej’ dhe atë Nënë Tereza dhe më pas do të zhvendosen para kryeministrisë. Sipas organizatorëve, në shesh do të jenë rreth 100 mijë qytetarë.
Berisha ka njoftuar 11 shkurtin si datën e protestëts kombëtare që do të mbahet në Tiranë pas skandalit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonial.
Ky i fundit, akuzohet në SHBA për lidhje me oligarkun rus, Oleg Deripaska, si edhe për deklarimeve të rreme dhe falsifikime dokumentacioni.
Po ashtu, ai rezulton se ka pasur edhe takime të mëparshme me kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit nuk është i implikuar në veprimtarinë që McGonigal ka ushtruar më parë në Shqipëri dhe vende të tjera.
Berisha gjithsesi, e ka akuzuar kreun e Qeverisë shqiptare, se me McGonigal, Rama ka pasur si qëllim asgjësimin e opozitës shqiptare. McGonigal, u hetua fillimisht, më pas arrestua e më tej ende u lirua dhe po gjykohet në liri me kusht, lidhur me deklarime të rreme, falsifikim dokumentesh dhe lidhjet me oligarkun Oleg Deripaska./albeu.com/