Protesta e opozitës, policia “blindon”Parlamentin, 800 efektivë në terren

Ashtu siҫ është paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme, pritet të mbahet protesta e opozitës, ku rreth 800 efektivë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH), janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në koordinim me DVP Tiranë.

Raportohet se në perimetrin e Parlamentit, janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve, që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.

Ndërkohë, RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente.

Po ashtu, edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit, nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.


Shtuar 21.12.2023 08:32