Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës/ Mehdi Malkaj: Do të protestoj derisa të kem frymë

Ditën e sotme, opozita po mban protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, në lidhje me dosjen “5D”.

Në fjalën e tij, aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj,  deklaroi se do të vijojë të protestojë.

Gjithashtu, ai ka shtuar se molotovi i hedhur në godinën e Bashkisë në protestat e mëparshme, nuk është kundër forcave policore.

“Molotovi nuk hidhen kundër policisë, por për atë qelbësirën që është brenda. Ku janë këta ambasadorët e ndjeshëm? Pse nuk dalin të thonë gjysmë fjale tani?

Unë mbaj përgjegjësi për veten time, jam protestues i n’98 e do protestoj derisa të kem frymë”, tha ai.