Protesta e opozitës/ Klevis Balliu: Me djegien e plehrave në Sharrë, Veliaj është kthyer në aleatin kryesor të kancerit

Ditën e sotme, koordinatori rajonal i Tiranës, Klevis Balliu, teksa fliste në protestën para Bashkisë së Tiranës, ka akuzuar Erion Veliajn se është kthyer në aleatin kryesor të kancerit, me djegin e plehrave të Sharrës dhe tymit që mbulon kryeqytetin.

Gjatë fjalës së tij, Balliu akuzoi dhe SPAK-un për hetimet e cekëta që kryen ndaj ministrave, apo drejtorëve të qeverisë së Edi Ramës.

Dy pika shkurtimisht.

Më bën përshtypje se kjo polici nuk e gjen dot veten tek uniforma që vesh.

Më bën përshtypje që kjo polici kërkon përplasjen e qytetarëve me njëri-tjetrin dhe pak më parë më erdhi një zotëri që më tha, e kam djalin e vogël dhe duhet të shkojmë në spital.

Fatmirësisht gjetëm rrugën dhe mënyrën që të kalonte.

E kuptoni që për interesa politike se çfarë u bëni ju qytetarëve, i lini pa shkuar në spital, në punë, pa çuar fëmijët në shkollë, pengoni jetën e përditshme dhe për çfarë? Vetëm për të ju përgjigjur një mafiozi si Erion Veliaj.

Një mafioz që nuk e them vetëm unë, por e thotë edhe shefi juaj, se Nesti Angoni është PS-ja, është Edi Rama.

Ne kur i çojmë letrat tona nuk e i çojmë anonim. Belind Këlliçi e ve emrin në letrat e tij, por këta nuk kanë guxim të shikojnë letra e Belind Këlliçit, por shikojnë letrat e Angonit.

Dhe pastaj dëgjojmë personazhe si Ilir Beqaj, që thoshte se nuk bëni dot pis figurën time dhe qeverinë.

Por ai ishte edhe një kod. Kodi ishte; shoku Edvin po i bëj këto 1-2 vite, por mos më prek paratë që kam vjedhur.

Se këta hyjnë atje bëjnë 1-2 vite dhe dalin miliarderë.

Hyri Saimir Tahiri si ish-deputet, doli si ndërtues. Hyjnë si politikanë të korruptuar dhe dalin si biznesmenë të suksesshëm.

Ky është Skapi i partisë.

Këto ditë kam qenë në zona të ndryshme të Tiranës dhe kam qenë edhe në Kombinat, ku pas orës 7 të mbrëmjes, sheh një tym që përfshin të gjithë zonën, shtëpi, rrugë e lokal. Tym që vjen nga djegia e plehrave.

Ky njeri, Erion Veliaj është kthyer në aleatin themelor dhe kryesor të kancerit. Djegia e atyre plehrave rrit rastet me kancer në Tiranë dhe këta vazhdojnë dhe na marrin paratë për inceneratorët”, tha ndër të tjera, Klevis Balliu gjatë fjalës së tij në protestën tek bashkia e Tiranës.


Shtuar 24.01.2025 12:30