Belind Këlliçi Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën ka folur në edicionin e lajmeve të mesditës në Syri TV. Në bisedën e tij me moderatorin Arnold Kariqi ka shpjeguar detaje të protestës së sotme të opozitës që do të nisë në orën 17.00 dhe ku ne kuadër të mosbindjes civile do të bllokohen 5 akset kryesore të kryeqytetit.
Belind Këlliçi: Dita ka nisur me një kallzim penal për Ministrin e Brendshëm, nipi i Enver Hoxhës, i cili është kallëzuar nga zonja Adriana Kalaja për shkak të mos lejmit të protestës së ditës së premte se kemi parë një agravim të shtuar këto ditët e fundit të Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të saj për të penguar protestat e opozitës. Kemi parë njoftimin e sotshëm të policisë së Shtetit e cila flet për një moslejim të protestës së opozitës për shkak të bllokimit të rrugëve. Pra garanton mbarëvajtjen, rendin dhe sigurinë, por nuk lejon bllokimin e rrugëve. Por ndërkohë që e kanë detyrë policia e shtetit që të bllokojë rrugën si një shenjë garancie të mbarëvajtjes së protestës aty ku opozita ka kërkuar zhvillimin e protestës. Pra është detyre e policisë që kur ne kemi bërë kërkesën që të garantojë zhvillimin e protestës.
Këto janë detaje të vogla. Kemi bërë kallëzimin ditën e sotme, kemi bërë edhe ankimimin në AMP për protestën e të premtes.
Siç e kemi njoftuar protesta do të zhvillohet ne 5 akset kryesore në kryeqytet. Në bashkinë e Tiranës ku formalisht quhet e tillë se tashmë e dinë i madh e i vogël, se ajo është selia e 5D dhe inceneratorit të Tiranës. Tek rruga e Elbasanit tek Ura, tek Xhamia e Namazgjasë, tek Sheshi Willson, tek Pallati me Shigjeta dhe tek Zogu i Zi. Janë me qindra edhe kontaktet që kemi marrë deri tani, edhe nga rrethet edhe pse në kushte ne kushte të vështira të motit, me sa duket e kanë parë shiun e sotshëm si një shenje bereqeti, janë me qindra demokratët që na kanë kontaktuar.
Ka probleme nga rrethet, me kontrollet e policisë?
Deri tani nuk kemi patur raportime. Por duke parë angazhimin mund të them se protesta do te ketë një pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë dhe sigurisht kjo shoqëruar edhe me një dalje masive të qytetarëve të Tiranës. Ne mbrëmjen e djeshme zhvilluam edhe një takim të fundit që ka mbyllur siparin e takimeve të kryetarit të PD, zotit Berisha me degët e PD në Shqipëri dhe në Tiranë, kemi qene në njësinë numër 9 e cila ka qene kurdo prezente ne protesta. Na vijnë raportime që pjesëmarrja do të jëtë në shifra rekord për të marrë pjesë në protestën e sotme. Kemi bërë njoftimin për të bllokuar segmente të caktuar për të paktën 3 orë. Njoftimi është bërë bazuar ne ligjin për tubimet, është një e drejtë kushtetuese.
Terrorist ju ka quajtur Erion Braçe?
Kam parë edhe konen e PS. Me të quajt Erion Braçe terrorist, imagjinojeni vetë se sa ndikim ka kjo tek opozita, tek qytetarët, por për Erion Braçen sigurisht që terrorist je kur del dhe proteston në mbrojtje të buxhetit të shqiptarëve, në mbrojtje të pensionistëve, të studentëve, në mbrojtje të artistëve, mbrojtjes së qytetarëve, kundër vjedhjes, kundër korrupsionit. Kur je hajdut sigurisht që je koleg i Erion Braçes apo ministër….