Protesta e opozitës, jepen sot masat e sigurisë për protestuesit

Këtë të mërkurë, në Gjykatën Penale do të zhvillohet seanca për konfirmimin e masave të sigurisë, për 4 protestuesit e arrestuar të hënën në protestën e opozitës para kryeministrisë.

Përpara gjykatës së Tiranës në Dhomën Penale, kanë shkuar edhe disa deputetë demokratë në mbështetje të tyre.

Të pranishëm janë Klevis Balliu, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe avokati Marash Logu.

Policia njoftoi një ditë më parë se kishte vënë në pranga 4 protestues pasi hodhën molotov dhe kundërshtuan uniformayt blu, 7 të tjerë u proceduan penalisht. $

Po ashtu, policia tha se kishte nisur hetim edhe për Ervin Minarollin, me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike.

Nga protesta mbetën të lënduar tre punonjës policie, të cilët morën mjekim në spital, si edhe një simpatizant i opozitës që u përfshi nga flakët e lëndës djegëse.

Berisha tha një ditë më parë në daljen për mediat se dy nga protestuesit ishin turistë nga Kosova dhe se sipas tij nuk kishin asnjë lidhje me protestën.


Shtuar 24.12.2025 11:05