Kur na ndajnë më pak se një orë nga protesta e opozitës, qytetarët kanë nisur që të mblidhen për këtë tubim.
Siç shikohet në pamje, qytetarët kanë nisur të mblidhen pranë selisë së PD-së.
Ata janë grumbulluar përpara selisë blu. Opozita sot në orën 20:00 do të zhvillojë protestë, e cila pritet të nisë përpara Kryeministrisë.
Kujtojmë se kjo protestë vjen pasi vula e PD-së i kaloi Sali Berishës.