Për disa minuta pritet të nisë mbledhja e qytetarëve pranë mbikalimit të Kamzës dhe sheshit “Shqiponja” në kryeqytet, për protestën e thirrur nga opozita.
Ndërkohë forca të shumta policie kanë “blinduar” këtë aks rrugor. Siç është bërë me dije nga Policia e Shtetit, forca të FNSH, Shqiponjave do të jenë në terren.
Të pajisur edhe me bote uji, siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, policia është pozicionuar pranë bizneseve private në zonën e mbikalimit të Kamëz. Policia ka paralajmëruar çdo protestues që do të bllokojë rrugët se do të përballet me pasoja ligjore.