Ditën e sotme, pas kaosit brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë, opozita ka nisur protestën e radhës te Bashkia e Tiranës, aty ka i ka vënë flakën disa gomave.
Protesta vjen kundër vjedhjeve të qytetarëve të Tiranës nga drejtorët e Bashkisë së kryeqytetit, përmes kompanisë famëkeqe “5D Konstruksion”.
Këtë të fundit, opozita e akuzon si kryehajdutin e grupit të struktura kriminal që operon në Bashkinë e Tiranës, dhe i cili sipas saj ka organizuar dhe drejtuar vjedhjen e qindra miliona eurove si me incineratorit fantazim që nuk ekziston në Tiranë, ashtu dhe me të besuarit e tij në Kompaninë “5D”.
Në fjalën e tij, përballë Bashkisë së Tiranës, në protestën e organizuar nga opozita sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u shpreh se është koha e aksionit dhe përballjes dhëmbë për dhëmbë, sepse për fat të keq të gjitha rrugët janë ezauruar në këtë narkoqeveri.
Fjala e plotë e Blushit:
Të dashur qëndrestarë, është koha e aksionit dhe përballjes dhëmbë për dhëmbë sepse për fat të keq të gjitha rrugët janë ezauruar.
Ta marrë vesh Erion Veliaj që flaka do i shkojë në zyrë, do i shkojë në shtëpi së bashku me diktatorin tek kryeministria e nuk do ikine brekë nëpër këmbë, siç tha aktori i nderuar, por nuk do e lëmë të largohet nga Shqipëria.
Ndëshkimin që ju keni përcaktuar për të ai do e marrë në mënyrë shembullore pa mëshirë, për çdo shtëpi që ka shembur e çdpo taksë që ka vjedhur që edhe sot po shëtit me taksat tuaja.
Sot mijëra familje mezi e shtyejnë muajin e ky institucion, jo vetëm i ka përjashtuar nga ndihma ekonomike, por edhe nga banesat sociale.
Ky sekt antikomb, antisocial e antivlerë ka shtuar e një kriter të ri, orientimin seksuar për të përfituar një banesë sociale.
Nuk ka rëndësi sa i varfër je, nuk ka rëndësi a ke mundësi të ushqesh fëmijën, por për të ka rëndësi veë orientimi seksual.
Ky hajdut, ky grabitqar duhet të marrë një ndëshkim shembullor nuk duhet të djegim më goma para bashkisë, por duhet t’i vëmë flakën Erion Velisë, sepse koha ka mbaruar.