Protesta e opozitës/ Berisha zbulon detajet, çfarë do të ndodhë nesër para Kryeministrisë

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se të hënën e 17 shtatorit opozita do të nisë aksionin e saj, me protestën që është parashikuar të mbahet para selisë së Kryeministrisë.

Berisha shkruan se nga nesër do të fillojë “platforma parlamentare”, si e vetmja alternativë që zëri i opozitës të dëgjohet.

Postimi:

“Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare, përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Dhe në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare!”, shkruan Berisha.


Shtuar 16.11.2025 12:26