Protesta e opozitës/ Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni vigjilentë

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që ndodhen në kryeqytet, që të shmangin zonën e protestës dhe të qëndrojnë vigjilentë për sigurinë e tyre personale.

Protesta kombëtare e opozitës pritet të zhvillohet sot e shtunë, në 24 janar 2025, në orën 17:00, në qendër të Tiranës, pranë godinës së Kryeministrisë.

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që ndodhen në kryeqytet, që të shmangin zonën e protestës dhe të qëndrojnë vigjilentë për sigurinë e tyre personale.

Një protestë është planifikuar të zhvillohet të shtunën, më 24 janar 2025, në orën 17:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Gjatë ditës së sotme, pritet prani e shtuar e policisë dhe ndërprerje të trafikut në disa rrugë kryesore të Tiranës.

Policia e Shtetit ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime dhe rrugë të ndryshme, duke krijuar vështirësi për qytetarët dhe shoferët që lëvizin në qendër të Tiranës.

Ambasada thekson gjithashtu se edhe pse tubimet shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt, prandaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

“Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Udhëzimi ynë i qëndrueshëm është të shmangen zonat e protestave. Nëse ndodheni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepni përparësi sigurisë suaj personale”.

Për të ruajtur sigurinë personale, Ambasada jep dhe disa këshilla konkrete:

Shtetasit amerikanë këshillohen të shmangin këtë protestë

Jini të vetëdijshëm për atë që po ndodh

Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në ambiente publike.

Ndiqni mediat lokale

Gjithmonë kini një plan emergjence

Mbani një profil të ulët

Sot në 24 janar mbahet protesta kombëtare e Partisë Demokratike. Kreu demokrat Sali Berisha, ka paralajmëruar se kjo e sotmja do të jetë më e madhja që është mbajtur ndonjëherë në Tiranë.

Sipas tij, regjimi do përmbyset dhe drejtuesit e tij do dërgohen përpara drejtësisë.


Shtuar 24.01.2026 13:44

Tags: ,