Opozita mban sot protestën e pestë kombëtare kundër qeverisë. Ndryshe nga tubimet e mëparshme, këtë herë nuk do të ketë podium dhe as fjalime.
Siç raportohet dei më tani, nga terreni policia është shpërndarë në disa institucione, duke nisur nga Kryeministria, Ministria e Infrastrukturës, Selia e PS-së dhe të tjerë.
Ndërkohë, policia ka marrë masa të shtuara sigurie, me mbi 1,500 efektivë të angazhuar dhe me barriera metalike të vendosura para Kryeministrisë.



