Në selinë e PD-së ka prani të madhe të demokratëve, dhe mbështetësve të Berishës, të cilët presin që të dalë ish-kryeministri.
Nuk dihet nëse ky i fundit do të ikë në këmbë drejt Kryesisë së Kuvendit, apo me makinë.
Para Kryesisë së Kuvendit opozita është bërë gati, ku ka vendosur dhe një podium.
Sakaq, është njoftuar se zyrtarisht protesta do të niste në orën 11:30.
Ndërkohë, në 12:00 do të mbahet Këshilli i Mandateve, ku do të vendoset nëse do të hiqet apo jo mandati i deputetit për ish-kryeministrin Berisha.