Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme do tu përgjigjet pyetjeve të shumta të qytetarëve në rrjetet sociale. Njoftimin e ka bërë vetë i pari i qeverisë, duke thënë se në orën 11:00 në rrjetin e tij social, Facebook do të jetë drejtpërdrejt për tu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.
Rama shkruan se kryesisht do të ndalen mbi situatën e problemet e vendit tonë në vigjiljen e takimit më të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me ftesën që të shihemi këtu LIVE në orën 11:00 për përgjigjet e pyetjeve tuaja më me “spec”, mbi situatën e problemet e vendit tonë në vigjiljen e takimit më të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ju uroj një të diel të mbarë