Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “A2CNN” ka deklaruar se protesta e thirrur nga ish-kryeminisri Sali Berisha nuk bëhet kundër qeverisë por që ai të marrë përfundimisht PD-në.
“Protesta e Sali Berishës nën muret e Kryeministrisë për të realizuar atë që nuk realizoi dot me dhunë në muret e PD në 8 janar. Kjo nuk është protestë kundër qeverisjes, por për të marrë përfundimisht PD. Ky është leximi i një mendje të ftohtë që ka ndjekur zhvillimet politike. Gjysma e deputetëve të PD nuk e ndjekin Sali Berishën. Ai kërkon të vendosë diktatin në grupin parlamentar dhe këtë e tregoi dhe me ndarjen e punëve për deputetët”, tha Spiropali./albeu.com