Protesta e 7 korrikut, Hajdari: Vapa nuk i pengon demokratët

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Rudina Hajdari, ka publikuar një foto ku tregon punën për organizimin e protestës kombëtare të 7 korrikut.

Në postimin e saj Hajdari shkruan se është detyra e opozitës që të punojë fort pa pushim për tu rikthyer shqiptarëve besimin dhe për t’u risjellë atyre shpresën e humbur.

“Vapa dhe periudha e pushimeve nuk i ndalin demokratët që të punojnë fort për organizimin e protestës së datës 7 korrik.

Shqipëria është në rrezik sepse po qeveriset nga një njeri i papërgjegjshëm i cili nuk ka lënë burim natyror, pasuri kombëtare e qindarkë nga buxheti pa zhvatur për interesin e tij dhe klientëve të tij.

Teksa një pakicë pasurohet, shqiptarët vuajnë apo emigrojnë drejt vendeve që u japin shpresë për të ardhmen.

Është detyrë e opozitës që të punojë fort e pa pushim për tu rikthyer shqiptarëve besimin se mund ta ndërtojnë të ardhmen këtu dhe për tu risjellë atyre shpresën e humbur.

E lumtur që sot pashë shumë energji pozitive dhe force te strukturat e njësisë nr.2 në Tiranë”, shruan Hajdari.


Shtuar 3.07.2022 22:38