Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Mirëpresim krerët e BE në Tiranë, Rama të na shohë si armiq

Gjatë një konference kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar protestën e rradhës e cila do të mbahet më 6 dhjetor.

Ai ka njoftuar se Krerët e Bashkimit Evropian në Tiranë duhet ta shohin protestën si mikpritje ndërsa Edi Rama si si akt armiqësor.

SALI BERISHA: Mirëpresim dhe urojmë mirëseardhjen krerëve të Bashkimit Evropian. Protesta jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, po vidhet, shkretohet, çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të pavdekshme, janë të forta. Ndaj ftoj që ta marrim këtë si akt mikpritje ndaj tyre, dhe padiskutim armiqësor, flagrant, ndaj Edi Ramës, i cili në aferat e tij turpëron çdo njeri, çdo komb dhe lirinë.”, pohoi Berisha, duke shtuar: “Me këtë agjendë betejë, kundër monizmit dhe ekzistencën  e pluralizmit. Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot, Portin e Durrësit që po plaçkitet në mënyrën më të paimagjinueshme dhe po përvetësohet nga klani Rama me klane të tjera. Natyrisht agjenda mund të ketë dhe do ketë çështje të tjera, por mendoj se një popull I shndërruar nuk do thosha atë që ka thënë një gazetar italian me të drejtë kur u mbush stadium i Barit, ‘popull fantazëm’;, por një popull gomonesh po. Protesta e jonë synon të dëshmojë se në këtë vend që po varfërohet, vidhet e shkretohet aspirate demokratike europiane janë të pavdekshme. Kam bindjen se populli opozitar e pret këtë thirrje me dëshirën më të madhe për të paraqitur në arenë e lidershpit europian problematikat me të cilat përballet sot”./albeu.com


Shtuar 18.11.2022 14:43