Andrea Ajsallari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar nga policia e Beratit.
Ai akuzohet për kanosje dhe për shfrytëzim për prostitucion.
48-vjeçari banues në Skrapar, pritet që të ekstradohet drejt Italisë.
Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.