Pronari i spitalit privat “Acibadem Sistina” mbetet në paraburgim pasi po planifikon arratisjen

Një nga emrat më të përfolur në Maqedoni të Veriut, Jordan Orce Kamçev, drejtor i spitalit privat “ Acibadem Sistina” dhe i shumë bizneseve tjera, vazhdon të mbetet në paraburgim pavarësisht shumave milionëshe që i ofron si garancë në gjykatë.

Prokurorja e rastit “Perandoria“ Vilma Ruskoska thotë se ka informata të rëndësishme që flasin për arratisjen e Orce Kamçevit nga shteti, andaj propozon që ky i fundit që qëndroj në paraburgim deri sa të ketë një aktvendim të plotë të gjykatës për rastet ku ai akuzohet.

Jordan (Orce) Kamçev është njëri prej të dyshuarve në rastin “Perandoria”, por edhe për rastin “Parcela në Vodno”, ndërsa në opinion njihet si njeriu më i afërt i ish-Drejtorit për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.

Në rastin “Parcela në Vodno” i dyshuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, për të cilin hetimi ka treguar se me para të partisë ka blerë pronë në vlerë prej 1,3 milionë euro.

Biznesmeni i afërt me Gruevskin, pronar i shumë kompanive gjigante në Maqedoni, është i dyshuar edhe në procesin gjyqësor “Perandoria”, ku hetohet për krim financiar, konkretisht për pastrim parash përmes kompanive në Maqedoni dhe kompanive offshore të regjistruara në vende të huaja.

Jordan Kamçev është drejtor i kompanisë “ Orka Holding”, të themeluar që nga viti 1990 nga babai i Jordan Kamçevit, Ilija Kamçev.

“Orka Holding” është aksionere e kompanive më të mëdha në Maqedoni, si spitali “Acibadem Sistina”, kompania e ndërtimit “Beton Shtip”, “Stopanska Banka”, kombinatin bujqësor “Pelagonija”, “OK Hotel”, restorantin elitar “Sushiko”, pronar i gazetës së përditshme “Nova Makedonija”, etj.

Kamçev dhe njerëzit e tij të afërt, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim, mashtrim dhe larje parash dhe vepra tjera penale. Në rrjedhën e procedurës parahetimore, me ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme hetuese janë siguruar dëshmi të mjaftueshme nga të cilat ka dalë dyshim se në periudhën prej vitit 2002 deri më 2013 të dyshuarit i kanë bërë veprat penale për të cilat akuzohen personalisht dhe përmes personave juridik.

Më 9 nëntor të vitit 2018, Prokuroria bastisë “Orka Holding-un”, kompaninë e Kamçevit nën pronësi të së cilës është edhe spitali privat “Acibadem Sistina”.

Në vitin 2009, ofshor kompania Hospital management group LLC nga Qipro e themelon Spitalin klinik “Sistina”. Pastaj, kjo kompani ia shet pronën një ofshor kompanie tjetër nga Panamaja. “Orka Holding” e blen depozitën nga kompania e Panamasë, ndërsa kjo ia shet “Sistinës”, me çka Kamçev faktikisht inkorporon pjesë të depozitës nga Hospital management nga Qipro, në Maqedoni.

Përveç Kamçevit dhe Mijalkovit në rastin “Perandoria” të dyshuar janë dhe Ratka Kunoska Kamçeva – nëna e Kamçevit dhe anëtar jo ekzekutive e Bordit të Drejtorëve të “Orka Holding” Kristina Kamçeva Stojçeski – motra e Kamçevit dhe anëtare jo ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të “Zhito Pollog Tetovë “, Liljana Gajdoska – juriste në firmat e Kamçevit, anëtare jo ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të KB “Pellagonia”, Todor Mirçevski – drejtor i “Eksiko”, Vlladisllav Stajkoviq – pronari NVSP, drejtor e deritanishëm i “Mobiko” dhe ish-drejtor i “Finzi”, Vançe Mijallcçev– Drejtor ekzekutiv i “Beton Shtip” Jovançe Taskovski – broker dhe Dejan Janev ng O.T.E. “Invest”

Në disa raste, “Finzi LLC” nëpërmjet një banke në Qipro ka bërë pagesë për “Finzi” të Maqedonisë në shumë prej 650,000 euro. Atëherë, gjegjësisht në vitin 2009, drejtor i “Finzi” në Maqedoni është Vlladisllav Stajkoviq, vëllai i Nebojsha Stajkoviq, ish ndihmës-ministrit për teknologji të informacionit në MPB.

Këto para vazhdojnë të hyjnë edhe si depozitë themeluese në “Sistina Kardiologji”, kompani e cila më vonë e ndërroi emrin në “Si-Fi-Kar” (Sistina, Finzi, Kara). Në vitin 2012, sipas PSP-së, kur paratë janë pastruar përfundimisht, kompania amerikane nënë mbyllet dhe hapet një kompani të re në të cilën Kërpaç hyn si drejtor, ndërsa në të njëjtën llogari derdhen paratë nga donacion izraelit për pajisje për përgjim.

Ndërkaq sipas prezantimit të spitalit “Acibadem Sistina” në uebfaqen e tyre shkruhet se partnerë kryesorë në biznesin e tyre janë edhe Fondi për Investime i Qeverisë Malajziane dhe kompania japoneze Mitsui&Co. Ndërkaq as partnerët e Kamçevit nuk po dalin mjaftë të larë para procedurave ligjore.

Kompania Japonete Mitsui and Co. disa herë me radhë ka qenë e akuzuar për aferakoruptive disa herënga Republika e Kinës por edhe e vet shtetit nga ku është themeluar dhe ngritur si kompani, pra nga Japonia.

Ndërkaq spitali privat “Acibadem Sisitina” është një nga spitalet më të frekuentuar nga qytetarët e Kosovës./GazetaExpress/