Trupat e pajetë të familjes shqiptare, e cila u masakrua nga një shtetas grek në Greqi, pranari i banesës të cilën familja e kishte me qira, janë sjellë në Shqipëri.
Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, dhe dyshohet se familja u vra nga shtetasi grek, pasi ky i fundit ishte pronar i shtëpisë ku shqiptarët jetonin, por sipas tij nuk po i paguanin qiranë.
Viktimë mbetën Armando Kloci dhe bashkëshortja e tij Marie Dosku. Gjithashtu, shtetasi grek nuk kurseu edhe fëmijët e mitur të çiftit, 2 dhe 3 vjeç.
4 arkivolë janë tashmë në një fshat të Lushnjes, ku jeton familja e Armandit. Varrimi pritet të bëhet në orën 13:00. Të afërm dhe bashkëfshatarë kanë shkuar që t’i japin familjes lamtumirën e fundit.