Prona pafund në Shqipëri, kush është “Madrina” që do transferonte një thes me para përmes bankës, çfarë e tradhtoi

Shqipëria është kthyer në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave, të cilat vitet e fundit po investohen kryesisht në ndërtimin e kullave dhe fshatrave turistikë. Flukset e mëdha të parasë së pisët që futet nga jashtë ka çuar “përtokë” edhe euron, ndërkohë që çmimet janë në stratosferë.

Por, si pastrohen këto para në Shqipëri?

Të paktën tetë janë tipologjitë e ndërtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave gjatë vitit 2022 që janë dyshuar si forma të pastrimit të parave në vend.

Raporti vjetor i kësaj drejtorie zbardh se shumica e tipologjive kanë në thelb investimet në pasuri të paluajtshme ku janë të paktën tre të tilla të lidhura me to por nuk mungojnë as dyshimet për përdorim të fondeve publike, transferta të dyshimta të lidhura edhe me grupe kriminalë.

Të gjitha këto tipologji të hasura janë dërguar pranë autoriteteve përkatëse nga ana e kësaj drejtorie për t’u hetuar dhe për të dalë më pas në përfundime më të sakta mbi atë se çfarë përfaqësojnë.

Në njërën prej këtyre tipologjive spikat një grua, e cila ka blerë një numër të madh pronash të paluajtshme në Shqipëri dhe ka kryer një mori transfertash nga BE-ja në vendin tonë. Transferta e fundit prej 600 000 euro duket se ka qenë ajo që ndezi sinjalin te autoritetet, të cilat filluan verifikimin e saj.

Prona pafund në Shqipëri, kush është "Madrina" që do transferonte një thes me para përmes bankës, çfarë e tradhtoi
Prona pafund në Shqipëri, kush është “Madrina” që do transferonte një thes me para përmes bankës, çfarë e tradhtoi

Çfarë thotë Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave:

Shtetasja X, paraqitet pranë një banke të nivelit të dytë dhe deklaron se është në pritje të transfertave nga shoqëria e huaj ‘DEF”, e regjistruar në një shtet të Evropës “V”. Transfertat justifikoheshin me anë të një marrëveshje huaje, sipas së cilës shtetasja X do merrte hua shumën prej 600,000 Euro. Marrë në konsideratë vlerën e lartë të pretenduar, si dhe mungesës së justifikimit të qartë ekonomik të këtij huazimi, u kryen verifikime të mëtejshme.

Nga këto verifikime, rezultoi se shtetasja X, me vendqendrim në Shqipëri nuk ishte e punësuar dhe në muajt e fundit kishte nënshkruar disa kontrata shitblerjesh të pasurisë së paluajtshme, në cilësinë e palës blerëse dhe shfaqej e përfshirë në marrëdhënie kontraktuale huaje me shtetas të ndryshëm.

Gjithashtu rezultoi se shtetasja X rezultoi të kishte lidhje familjare me shtetasit E, F, H për të cilët rezultuan të dhëna negative për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike, në disa shtete të Europës, përfshirë dhe në vendin e regjistrimit të shoqërisë së huaj “DEF”.

Në vijim, u kërkua dhe bashkëpunimi i homologëve në shtetin “V”, nga ku rezultuan të dhënat me dyshime edhe lidhur me profilin e shoqërisë së huaj.

“Transferta të dyshimta”

8 SKEMAT si pastrohen paratë në Shqipëri, dominojnë

Shtetasi A së bashku me shtetasin B (lidhje familjare mes tyre) dhe shtetasin X kanë investuar në pasuri të paluajtshme në shumën prej 400,000 Euro. Gjithashtu shtetasi A në këtë periudhë rezulton se ka lidhur disa akte noteriale për shit/blerje automjetesh nën vlerën e tregut.

Përsa i përket burimit të fondeve rezulton së shtetasi A dhe B përgjatë viteve 2017-2022 kanë përfituar në llogaritë e tyre një numër të lartë transfertash nga jashtë, në total rreth 1,800,000 Euro, kryesisht me përshkrim për shërbime konsulence ku disa prej tyre janë urdhëruar nga vende “parajsa fiskale”. Lidhur me mënyrën e përdorimit të fondeve të ardhura nga jashtë vihet re se një pjesë e madhe janë tërhequr.

Nisur nga vlerat e larta të transfertave në mbërritje të pasuara me tërheqje cash u kryen verifikime të mëtejshme ku rezultoi se shtetasi A për herë të parë ka regjistruar aktivitet privat në vendin tonë në vitin 2019, me objekt aktiviteti: shërbime konsulence. Nga verifikimet e mëtejshme të kryera rezultoi se shtetasi X ka qenë me parë i dënuar për trafikim të qenieve njerëzore.

“Investime të larta në pasuri të paluajtshme me burim të panjohur fondesh”

8 SKEMAT si pastrohen paratë në Shqipëri, dominojnë

Shtetasit X dhe Y kanë në pronësi të tyre një numër të lartë pasurish të paluajtshme për të cilat nuk kemi informacion për mënyrën e fitimit të tyre dhe burimin e të ardhurave.

Pas verifikimeve të kryera nisur nga anomalia e mësipërme rezultoi se shtetasit kanë pasur aktivitet të regjistruar që nga viti 2013 në fushën e shërbimeve, aktiviteti i cili ka vazhduar për 8 vjet dhe më pas është pezulluar. Fitimet e deklaruara kanë qenë tepër të ulta, duke arritur vlerën maksimale 500,000 Lekë në vit, si dhe në disa raste me humbje.

Duke marrë në konsideratë të ardhurat e ulta të realizuara ndër vite nga shtetasit X dhe Y dhe mungesën e informacionit për mënyrën e fitimit të pronësisë edhe mbas verifikimeve të kryera, për një numër të lartë pasurish të paluajtshme, rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.

/albeu.com


Shtuar 4.04.2023 11:14