“Prokurorinë e Lushnjës do ta zaptojnë minjtë”, Korreshi-kreut të KLP: Jepjani gruas time të hapë qebabtore

Në seancën e sotme të Kuvendit raportuan drejtuesit e institucioneve të drejtësisë. Mes tyre ishte edhe kreu i KLP-së, Alfred Balla.

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi kishte një kërkesë ironike, referuar faktit që prokuroria e Lushnjes u shkri me reformën e fundit.

“Meqë në godinën e braktisur të prokurorisë Lushnje, para se ta zaptojnë minjtë… Kam menduar t’i hyj investimit strategjik. Ndoshta jo unë, por zonja ime, meqë kam vënë re meqë po lejohet kohët e fundit. Dhe ta kthejë ose qofte raki ose azil pleqsh. Si mund të veproj me procedurat, a mundësi ta marr si investim strategjik, që të mos e lëmë bosh?” pyeti ai.


Shtuar 3.07.2023 15:05