Prokuroria e Posaçme jep pretencën, sa vite burg kërkon për ish-nënkryetarin e Bashkisë Kukës, Granit Gjana

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish-nënkryetarin e Bashkisë Kukës, Granit Gjana, për “shkelje të barazisë në tendera” në dy raste.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjana përfiton ulje të dënimit në 1 vit.

SPAK kërkoi konvertimin e dënimit me 2 vite shërbim prove.

Në seancën e ardhme, gjykata pritet të shpallë vendimin për Gjanën.


Shtuar 28.10.2024 10:40