Prokuroria e Përgjithshme: Dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik

Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, trupa e 23-të, tre anëtarëshe, në seancën e datës 27 tetor 2004, gjykoi kërkesën e Irena Manekut, kërkesë për revokim mase të non gratës, kundër shtetit grek, për arsye se iu ndalua hyrja në Kakavijë.

Kjo gjyqtare quhet Irena Shpata si mbiemër i vajzërisë, por që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, Gjoka. Ndërsa në atë kohë përdorte mbiemrin e bashkëshortit të saj të parë Maneku. Me bashkëshortin e saj të parë kishte tentuar të futej në Greqi me datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, përsa i përket afatit dhe duke u përpjekur të paraqitej si vorio epiriote. Pas këtij falsifikimi rmri i ssj u fut në listën e personave të padëshëruar të sistemit Shengen. Iu ndalua hyrja për 10 vite për arsye sigurie publike. Dhe të dhënat e saj së bsshku me shenjat e gishtave u depozituan në bazën përkatëse të të dhënave.

Pak muaj më vonë me 13 shkurt 2003, Irena Maneku u përpoq të futej sërish në Greqi nëpërmjet Kakavijës. Iu ndalua hyrja për arsye të sigurisë publike ngaqë figuronte në listën e të padëshiruarve të zonës Shengen dhe iu dha asaj shkresa përkatëse.

Menjëherë pas kësaj ajo iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, kundër vendimit të dëbimit. Me vendim të cilin ne e botojmë, kërkesa e saj iu dërgua, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Janinë, e cila rrëzoi kërkesën e Manekut.

Në vitin 2019 Irena Maneku duke përdorur mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, bëri kërkesë me emrin Irena Gjoka, për t’u bërë anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për këtë gjykatë ka kritere ndaluese për këdo ndaj të cilit ka pezull një proces gjyqësor, ka një dëbim, ndalim hyrjeje në një vend të tretë si dhe regjistrim të emrit në bazën e të dhënave Shengen për probleme ligjore, shkuan media greke.


Shtuar 12.09.2025 20:59