Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit, bënte jetë luksoze në Angli (EMRI)

Prokuroria e Kukësit, ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautaj, i cili ka qenë i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’.

Pasuritë që organi i akuzës ka kërkuar të konfiskohen janë:

Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

Fatjon Dautaj ka qenë arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

“Më datë 06.09.2013 në makinën e shtetasit F.D janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës”, njofton Prokuroria.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka kërkuar Gjykatës Kukës konfiskimin e pasurive të shtetasit F.D. dhe të afërmve të tij nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi F. D., ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. Më datë 06.09.2013 në makinën e shtetasit F.D janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, më datë 19.09.2024 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.


Shtuar 20.09.2024 13:50