Mafia shqiptare është forcuar mjaft kohët e fundit dhe ka arritur në një nivel me mafiet më të fuqishme globale.
Kohët e fundit sipas raporteve të huaja ajo ka arritur të konkurrojë edhe mafian famoze italiane, Ndragheta.
Lajmin e bëri të ditur kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi, teksa ka ngritur alarmin mbi rrezikun që po paraqet krimi i organizuar shqiptar dhe ai italian. Rossi thekson se krimi i organizuar shqiptar që vepron në Itali është i ngjashëm me Ndraghetën. Madje shumë herë më i rrezikshëm sepse nga njëra përdor dhunën klasike të mafias dhe nga tjetër funksionon në mënyrë shumë inteligjente në biznesin ku operon vetë mafia.
“Këtu ka një emergjencë kombëtare krimi i organizuar shumë i ngjashëm me ‘Ndrangheta’, por që është shumë herë më i rrezikshëm sepse nga njëra anë ka dhunën e mafies rurale dhe nga ana tjetër ka ‘inteligjencën’ e mafies së biznesit”, shprehet kryeprokurori Rosi.
Rossi ka shpjeguar lidhjet e mafias së Foggias dhe`Ndranghetës”.
“Kemi disa prova. Për drogën punojnë me shqiptarët dhe nëpërmjet tyre kanë marrëdhënie me Kolumbinë për të sjellë kokainën. Marrëdhënia është shumë e fortë me shqiptarët”, shprehet ai në një intervistë për Rai Uno.
Ai vë në dukje më tej mafia e Foggia-s, apo e quajtur “mafia e katërt” tashmë është e globalizuar në kuptimin që ka marrëdhënie shumë të fortë me krimin e organizuar shqiptar.
“Duke qenë një mafia që ka investuar shumë, ajo ka ndërtuar marrëdhënie të forta ekonomike si në Italinë e Veriut, Ballkanin dhe Kolumbinë. Për këtë kemi ndërtuar një urë bashkëpunimi me prokurorin e antimafias shqiptare”, thekson më tej prokurori i Barit.
Sipas tij, drejtuesit e mafias shqiptare dhe asaj italiane po i dërgojnë fëmijët e tyre në universitetet më të shtrenjta. Megjithëse kjo mund të duket si një sinjal për t’u ndarë nga ajo çfarë bëjnë prindërit e tyre sipas Rossit kjo është e vështirë të ndodhë sepse ata janë rritur në kontekste sociale ku qarkullon pasuri e madhe.
“Disa djem të kapobandave të drogës kanë studiuar në Milano, në universitete prestigjioze. Më shumë se një sinjal i dëshirës për t’u ndarë nga familja, përkundrazi, ata janë formuar në kontekste sociale ku qarkullojnë pasuri dhe të ardhura të shumta”, thotë Rossi.
Prokurori italian shton se “krimi në Foggia është bërë më i fortë në veri. Ai i Barit është më i kufizuar, ndoshta sepse është kundërshtuar më shumë ndër vite me energji më të madhe nga shteti, ndaj ndodhet në vështirësi. Unë do të thosha se kundërshtarët e vërtetë të krimit të organizuar në Foggia janë gratë. Ato ishin ndër të parët që reaguan. Roli i të vejave të viktimave luajnë një rol të rëndësishëm në ndërgjegjen sociale të zonës së Foggia-s, kështu që kamë parë se si gratë janë protagoniste të reagimit. Sigurisht, ato janë ende të pakta, por ky fakt është domethënës”, përfundon ai./albeu.com/