Fadil Mziu, pronar i një shtëpie me dokumentacion të rregullta në zonën e “5 Majit”, u detyrua të firmoste një kontratë dhurimi për Bashkinë Tiranë, të cilën nuk e pranoi.
Megjithatë shtëpia iu shemb dhe ai fitoi në Gjykatën e Shkallës së Parë, ndërsa çështja u apelua në dhjetor 2024.
Pas shembjes, Mziu kërkoi bonus qiraje për periudhën 2021-2025, por drejtoria e strehimit e refuzoi duke argumentuar, se ai nuk mund të përfitonte pasi në korrik 2025 përfitoi banesë të re.
“Problematika ime nis me Bashkinë Tiranë, që në tetor të vitit 2021, ku vjen një njoftim për prishjen e banesës, të cilën e kam me dokumente të rregulla dhe me hipotekë.
Në atë kohë na u paraqit një kontratë nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që unë ta dhuroj banesën në mënyrë vullnetarë në hipotekë.
Unë këtë gjë nuk e kam firmosur dhe nuk kam ndërmend ta firmos. Pasi më hoqën nga shtëpia me forcë, banesa u prish siç ishte.
Pas kësaj ia jam drejtuat gjykatës dhe procesi gjyqësor zgjati gati 3 vjet e gjysmë.
Gjykata më dha të drejtë për të gjitha ato ankesa që kisha dhe bashkia e Tiranës e hodhi në Apel, dihet që procedurat zgjasin.
Më pas me anë të avokatit i jam drejtuar bashkisë për të përfituar bonusin e qirasë, ashtu siç e përcaktonte VKM.
Më vjen një përgjigje që më thotë se jemi përfitues të bonusit të qirasë nga vitit 2021 deri në momentin që do të marrësh banesën.”, tha Fadil Mziu.