Sot në Vlorë u prezantuan projektet për stadiumin e ri. Pas prezantimit të projekteve finaliste, alternativa e studios belge ‘XDGA’ u shpall fituese. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, por edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.
“Për të zgjedhur fituesin pamë me kujdes termat e referencës të një koncept të ri për qendrën e qytetit së bashku me stadiumin. Nuk e kemi parë si një skemë më vete, por si një skemë që duhet të merren parasysh edhe aktorë të ndryshëm. Në pamë edhe fizibilitetin, kërkesat financiare dhe për këtë arsye kemi zgjedhur ‘XDGA’ si fitues”, u shpreh një nga anëtarët e jurisë.
“Jemi shumë të kënaqur, pasi jemi vërtet të përfshirë në qytetin e Vlorës”, tha përfaqësuesi i studios fituese.
Rama shtoi se këto projekte nuk do të përmbyllen me kaq, ato do të vazhdojnë. Ai gjithashtu ripërmendi edhe hapjen e kantierit të stadiumit të dytë në Tiranë.
Në garë ishin edhe 2 projekte të tjera nga studiot prestigjioze bashkëkohore FUKSAS (Itali) dhe OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër)./Albeu.com/