Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato në takimin për Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve tha se arsimi është një nga fushat që duhet të përmirësojë vendi ynë për t’u bërë pjesë e BE. Prandaj ai tha se BE do vijojë të mbështesë fushën e arsimit në Shqipëri. Ai vuri theksin se mësuesit duhet të jenë të mirëtrajnuar, si edhe duhet të përmirësohen kurrikulat.
Ai u ndal edhe në mbështetjet që BE jep për arsimin në Shqipëri, ku mes disa projekteve u ndal edhe në programin e BE që ka mbështetur rindërtimin dhe rehabilitimin e 64 shkollave.
“Arsimi është nga shtyllat e shndërrimit që do duhet të përmirësojë Shqipëria për tu bërë pjesë e BE. Mësuesit që janë të mirëtrajnuar, mbështetur dhe vlerësuar janë thelbësorë. Kjo përpjekje për të trajnuar mësuesit duhet të shkojë bashkë në formë paralele edhe me sfida të tjera, përmirësimi i kurrikualve, trajnimet profesionale, apo investimet për aftësi dixhitale, si edhe për të ecur më tej për kërkimin shkencor, jemi këtu për të modernizuar sistemin arsimor. BE ka rritur investimet në sistemin arsimor në Shqipëri, shembulli më i dukshëm është programi BE for Schools, kemi mbështetur rehabilitimin e 64 shkollave në Shqipëri. Tashmë 52 shkolla janë përfunduar. Nxënësit do përjetojnë një mjedis të ri dhe do përfitojnë nga kushte më të mira. Po investojmë edhe për nxënie gjithëpërfshirëse, që aksush të mos mbetet pas“, tha Gonzato.
Ai u ndal edhe në Kolegjin e Europës, i cili ka hapur filial edhe në Tiranë, për të cilin thotë se është një mundësi për integrimin e të rinjve nga unioni dhe Ballkani.