Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në fjalën e tij gjatë konferencës së sotme me kursin e studimeve të larta të Ministrisë së Brendshme së Francës, prezantoi rolin dhe misionin e Policisë së Shtetit, strukturën organizative, si dhe reformat për modernizimin e saj.
Proda theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndau sfidat me të cilat përballet Policia e Shtetit në përmbushje të detyrës ndaj qytetarëve.
“Policia e Shtetit ka kaluar dhe po kalon nëpër procese reformimi me qëllim rritjen e profesionalizmit, transparencës dhe besimit të publikut.
Janë bërë përpjekje për modernizimin e infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve si dhe përdorimin e teknologjisë moderne për hetim dhe kontroll në territor.
Policia e Shtetit është një institucion kyç për funksionimin e shtetit dhe mbrojtjen e qytetarëve.
Reformat e mëtejshme, profesionalizmi dhe bashkëpunimi me komunitetin janë thelbësore për përmirësimin e vazhdueshëm të këtij institucioni”, tha Proda.
Gjatë konferencës, mbajtën fjalë dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku.
Nallbati prezantoi operacionet e shumta të zhvilluara nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit