Në bashkinë e Kukësit vazhon votimi për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.
Në përgjithësi procesi ka vijuar i qetë.
41.58 për qind e kuksianëve kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 17:00, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dy orë para përfundimit të orarit zyrtar të votimit.
Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë të Kukësit janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata. Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat.
Zgjedhjet e pjesshme në Kukës zhvillohen pas video-skandalit seksual që përfshiu ish-kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit.