Problemt me fluturimet në SHBA, Shtëpia e Bardhë: Nuk ka shenja për sulm kibernetik

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë njoftoi se nuk ka pasur indikacione për një sulm kibernetik ndaj sistemit të aviacionit civil amerikan dhe sqaroi se presidenti Joe Biden është informuar për situatën.

Njoftimi i Karin Jean-Pierre u nxit nga fakti se ndodhi një problem teknik, i cili rezultoi në ndalimin e fluturimeve në të gjithë vendin.

“Nuk ka asnjë provë për një sulm kibernetik në këtë fazë, por presidenti ka udhëzuar Departamentin e Transportit që të kryejë një hetim të plotë për shkakun. FAA do të bëjë përditësime të rregullta”, shkroi ajo në një postim në Twitter.

Në fakt, presidenti amerikan deklaroi se “aeroplanët mund të ulen përsëri në mënyrë të sigurt, por jo të ngrihen në këtë moment”.

Vihet re se anulimet dhe vonesat e fluturimeve ndodhën sot në SHBA pasi FAA po përpiqej të rregullonte një problem teknik në sistemin e saj, ndërsa u bëri thirrje pasagjerëve të kontaktojnë linjat ajrore për përditësime.

FAA njoftoi se ka udhëzuar linjat ajrore që të pezullojnë të gjitha nisjet e fluturimeve të brendshme deri në orën 16:00 (në SHBA), në mënyrë që të mund të vërtetojë saktësinë e informacionit të fluturimit dhe sigurisë. /albeu.com


Shtuar 11.01.2023 18:27