Probleme me kriterin e pasurisë, KPK e shkarkon nga detyra, prokurorja Ornela Rrumbullaku shpërthen në lot

Këtë mërkurë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Ornela Rrumbullaku.

Vendimi u mor nga trupa e KPK, e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Xhensila Pinen.

Gjatë seancës dëgjimore të hënën, Rrumbullaku dha shpjegime për bilancet negative në vlera të mëdha të konstatuara në burimin e krijimit të aksioneve të bashkëshortit në disa shoqëri private.

Siç shihet edhe nga fotot, Rrumbullaku ka shpërthyer në lot pasi KPK ka dhënë vendimin për shkarkimin e saj nga detyra.


Shtuar 4.09.2024 12:40