Në Qarkun e Elbasanit, deri tani janë regjistruar disa problematika si pasojë e reshjeve. HEC Banje ka rritur shkarkimet në 200 m³/sek, përveç 100 m³/sek të prodhimit, për shkak se edhe Moglica është në kuota maksimale.
Situata do të monitorohet, duke u bazuar në ndryshimet e prurjeve dhe faktorë të tjerë. Ndërsa aksi rrugor Elbasan-Peqin u bllokua pjesërisht pasditen e sotme nga një pishë e rënë në rrugë.
Zona e Fushave të Sulovës, e cila është në harta rreziku për shkarkimet nga HEC Banje, deri tani nuk ka regjistruar përmbytje ose ujë në tokat bujqësore.
