Pritet të njihet me masën e sigurisë, momenti kur Meta mbërrin në GJKKO (VIDEO)

Këtë të mërkurë, Presidenti i PL-së, Ilir Meta, pasi u vendos në pranga nga Policia e Shtetit me urdhër të SPAK, ka mbërritur në GJKKO, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Meta do të dalë para togave të zeza së bashku me Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çoku.

Ndaj presidentit të PL-së, SPAK ka ngritur tre akuza. Në qershor të këtij viti, Meta u thirr në Prokurorinë e Posaçme, duke shënuar herën e tretë që mbërriti si deklarues në këtë institucion.

Ai dha shpjegime për llogari të hetimit pasuror, që po zhvillohet ndaj tij dhe Monika Kryemadhit.

Filtrimi i pasurisë së tyre, është pjesë e të njëjtës dosje hetimore me lobimit 700 mijë euro të LSI në SHBA, si edhe kallëzimit për shpenzime të pajustifikuara për ndërhyrje estetike në një klinikë jashtë vendit.

 


Shtuar 23.10.2024 09:35