Priten prap rebeshe shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti prashikohet të jetë me kthjellime dhe në mesditë zhvillim të vranësirave kryesisht përgjatë relieveve malore. Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtra

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parshikohen:

në zonat malore 14 deri 29°C

në zonat e ulëta 17 deri 32°C

në zonat bregdetare 18 deri 32°C


Shtuar 27.08.2024 16:29

Tags: ,