Këtë të enjte, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, solli në vëmendje dosjen e Belinda Ballukut për aferën e tunelit të Llogarasë, ku një ditë më parë u publikuan bisedat e saj me kreun e ARRSH në atë kohë Evis Berberi.
Sipas Sali Berishës, mesazhet që u publikuan nga dosja hetimore janë të diktuara nga kreu i qeverisë.
Berisha paralajmëroi se do të nisin protestat kundër kryeministrit Edi Rama.
“E deklarova dje, beteja jonë është me një person dhe ky është Edi Rama. Me kukullat e tij ne nuk do merremi më sepse janë mjerane.
Lexojeni pak mesazhet që lubia i dërgonte Ervis Berberit, që të gjitha në çdo frazë ishin të diktuara nga Edi Rama. Ndaj ne do merremi me Edi Ramen”, tha Berisha për mediat.



