“Prit se do i marrësh vesh gjërat”, Efi dhe Dea bëjnë paqe pas finales, përqafojnë njëra-tjetrën

Dea Mishel dhe Efi Dhedhes i kanë dhënë një përqafim njëra-tjetrës pas eliminimit nga “Big Brother VIP”.

Dy ish-banoret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë pyetur nga Top Albania Radio, se si ndihen që edhe këtë vit në finale kokë më kokë janë dy djem.

Të lidhura

None found

Dea u shpreh se i vjen pak inat, ndërsa Efi nga ana tjetër tha se nuk e ka aspak problem. Teksa Dea shtoi ‘se do ishte bukur dy goca në finale’, Efi ia pret: “Prit se do i marrësh vesh gjërat”.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Si ndiheni që Shqipëria edhe njëherë dështoi në dërgimin, në pikën më finale të dy vajzave kaq të forta sa ju?

Dea: Na vjen pak inat me thënë të drejtën, që të paktën të ishte një djalë një vajzë aty

Efi: Unë me thënë të drejtën nuk po e kam problem fare. Çfarë të mira e desha e mora nga ky Big Brother, nuk ka problem. Fitoftë më i miri dhe dihet kush është, Luiz Ejlli

Dea: Të ishte dy goca do ishte më mirë

Efi: Prit se do i marrësh vesh mbrapa gjërat

 


Shtuar 7.05.2023 09:34