Prishjet e banesave te “5 Maji”, Rama: Në cilën diktaturë shteti të jep shtëpi pasi të prish banesën pa leje (FOTO LAJM)

 Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e banorëve te “5 Maji” , që kundërshtojnë me forcë prishjen e banesave të tyre në kuadër të rindërtimit.

Njëri prej komentuesve i thotë se do të ngelet në histori si njeriu që solli diktaturën, ndërsa Rama i përgjigjjet se fyerjet nuk janë argumenta, ndërsa përmendja e diktaturës është pa lidhje.

“Ne cilën diktature zonje shteti te jep shtepi pasi te prish banesen pa leje dhe sa te te ndertohet shtepia te mban me qera, ku, kur ka ndodhur dicka e tille? Fyerjet nuk jane argumenta, ndersa permendja e diktatures keshtu pa lidhje fare eshte fyerje per te gjitha viktimat e diktatures!”- shkruan Rama.

Sa i përket një tjetër komenti të një qytetari që i shkruan se se po ushtron forcë për të nxjerrë banorët nga banesat, Rama thotë se nuk është përdorur asnjë torturë dhe shton se asnjë që shoqërohet me forcë, i cili do të  pengojë zhvillimin nuk hidhet në rrugë.

“Asnjë torturë përkundrazi, asnjë njeri që shoqërohet forcërisht për të mos e penguar forcërisht zhvillimin nuk hidhet në rrugë po edhe kur banesa është pa leje fare, merr bonusin e qirasë deri në ndërtimin e një shtëpie, njësoj siç bëmë me të prekurit nga tërmeti, pra me shumë njerzillëk dhe solidaritet. Po natyrisht që askush nuk mund të arrë peng punën sepse kështu pastaj i bie që shumë nëna e baballarë që presin të hyjnë në shtëpi pas tërmetit, të mbahen penga nga pak të tjerë”, shkruan kryeministri. /albeu.com

 


Shtuar 9.02.2022 14:55