Prishje aleance me Tean dhe Dean, Olta: Nuk jemi më siç ishim

Gjatë një loje mbrëmjen e sotme, konkurrentët kanë pyetur njëri-tjetrin, duke u munduar të marrin përgjigje për pikëpyetjet që kanë.

Kiara pyeti Oltën nëse pas nominimit është prishuar aleanca mes saj dhe Teas dhe Deas.

Olta tha se me Tean nuk ka ndodnjë lidhje emocopnale, ndërsa me Dean e ka, por pas debatit që patën pas largimit të Amosit, marrëdhënia e tyre s’do të jetë si më parë.

“Unë me Tean nuk kam asgjë emocionale. Jemi përpjekur disa herë që të krijojë një urë komunikimi. E shoh dhe e ndjej që Tea ka pikëpyetje dhe më sheh me sy dyshues. I kam ndenjur pranë kur është sulmuar, por më ka ngritur një mur. Ta blej nuk jam përpjekur sepse ka patur një mur dhe unë nuk kam tentuar ta shkatërroj.

Me Dean ka filluar miqësia gradualisht, edhe prej Amosit. Gjej të përbashkëta me të. U përfshiva emocionalisht me Dean. I kam thënë disa herë kë do të nominojmë. Derisa ndodhi se doli, Amosi dhe deda kishte pikëpyetje thembësore ndaj meje. Më mërziti shumë dhe vazhdoj të jem e prekur. Megjithatë jam e bindur se nuk do jemi sic ishim, por do të gjejmë një rrugë komunikimi dhe marrëdhënie tjetër. Uroj që të rrijë në shtëpi, nga të dyja”, tha Olta.


Shtuar 9.02.2023 22:45

Tags: , ,