Princ Leka dhe Blerta Celibashi kanë hapur zemrën dhe kanë ndarë me publikun tiparet që i kanë bërë të bien në sy te njëri-tjetri. Në një intervistë për Revistën Story, çifti ka folur për cilësitë që secili adhuron më shumë te partneri.
Duke folur për Blertën, Princi Leka ka theksuar pavarësinë dhe aftësinë e saj për t’u përshtatur me njerëz të ndryshëm. “E admiroj mënyrën se si qëndron gjithmonë në këmbët e veta. Blerta di të jetë pranë çdo njeriu; të ulet këmbëkryq dhe të bisedojë me njerëzit e thjeshtë, me po aq natyrshmëri sa ka edhe prezencë në ambiente të një niveli tjetër,” shprehet ai.
Nga ana tjetër, Blerta Celibashi ka zbuluar tiparet e Lekës që e tërheqin më shumë. Ajo ka përmendur humorin e butë dhe shpirtin fëmijëror të princit. “I dua shpirtin e tij fëmijëror! Ai është nga ata njerëzit që e thonë të vërtetën pa filtra. Humori i tij i butë! Jo të gjithë e kuptojnë, por mua më bën të qesh edhe në ditët më të vështira,” tha Blerta.
Përmes këtyre deklaratave, çifti jo vetëm që ka treguar afeksionin që ndajnë, por edhe respektin e thellë për karakterin dhe personalitetin e njëri-tjetrit. Ky dialog i hapur ofron një pamje më të ngushtë të marrëdhënies së tyre dhe thekson rëndësinë e vlerësimit të tipareve të brendshme, jo vetëm të dukshme.
Intervista tregon se për Princ Lekën dhe Blertën, dashuria shkon përtej pamjes dhe titujve publikë, duke u ndërtuar mbi respekt, humor dhe sinqeritet.
